Lajme

Konflikti në Kepin e Rodonit, kush janë 8 të arrestuarit (EMRAT)

Sot, Policia e Durrësit ka vënë në pranga 8 persona pas një konflikti të ndodhur në zonën e Kepit të Rodonit. Fillimisht mediet raportuan se mes të arrestuarve ishte edhe ish deputeti Mark Frroku. Konflikti ka nisur për çështje pronash, teksa Frroku bashkë me njerëzit e tij janë përplasur me banorë të fshatit Shetaj.

Po veç ish deputetit, kush janë të arrestuarit e tjerë? Mësohet se të ndaluarit e tjerë janë identifikuar si Bajram Kaculi, Orgito Reka, Ylli Reka, Erjon Reka, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.

Kujtojmë që Policia e Durrësit bënte me dije se ish-deputeti Mark Frroku bashkë me njerëzit e tij pretendonin se ishin përfaqësues të Kishës Katolike.