Lajme

Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit po nxit urrejtjen

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar për përhapje të propagandës dhe për paraqitjen e popullit serb si pro-rus, pro-Kinës dhe në mbështetje të kriminelëve të luftës.

Përmes një postimi në platformën X, Wilson ka deklaruar se Vuçiqi po përpiqet ta paraqesë popullin serb në një mënyrë që, sipas tij, nuk pasqyron qëndrimet e qytetarëve.

“Vuçiqi përpiqet ta paraqesë popullin serb si pro-Rusisë, pro-Kinës dhe pro-kriminelëve të luftës, por kjo është një gënjeshtër propagandistike”, ka shkruar Wilson.

Ai ka theksuar se, sipas tij, qytetarët serbë kërkojnë mundësi ekonomike, prosperitet, sundim të ligjit dhe paqe në rajon.

Wilson ka drejtuar kritika edhe ndaj regjimit të Vuçiqit, duke pretenduar se është pikërisht ai që “fton forcat autoritare” dhe kontribuon në rritjen e tensioneve dhe urrejtjes në rajon.

“Populli serb dëshiron mundësi ekonomike, prosperitet, sundim të ligjit dhe paqe në rajon. Është vetëm regjimi i Vuçiqit ai që fton forcat autoritare dhe i fryn flakëve të urrejtjes”, ka përfunduar ai./teve1.info/

Vucic tries to present the Serbian people as pro-Russia, pro-CCP, and pro-war criminal but this is a propagandistic LIE. The Serbian people want economic opportunity, prosperity, rule of law, and PEACE in the region. It is the Vucic regime alone that invites in authoritarian…

— Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 8, 2026

Të Ngjashme