Lajme

Konjufca dënon sulmin në Poloni falënderohet nga Ministria e Jashtme polake

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin e sotëm në Krakov të Polonisë, ku të paktën 6 persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosen.

Në një postim, Konjufca i shprehu ngushëllime homologut të tij, duke thënë se Republika e Kosovës solidarizohet me popullin polak.

“I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta homologut tim, zv. kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Radoslaw Sikorski, dhe popullit të Polonisë. Mendimet tona janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. U urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë. Republika e Kosovës solidarizohet me Poloninë në këtë moment pikëllimi” shkroi Konjufca.

Përgjigjja nga diplomacia polake ishte e shpejtë, duke e falënderuar Konjufcën për ngushëllimet.

“Ne i vlerësojmë thellësisht ngushëllimet dhe solidaritetin tuaj” shkroi Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë.

Kujtojmë se sot, në sheshin e Krakovit, ndodhi një sulm nga një person i armatosur, që fillimisht hyri me veturë në shesh duke goditur këmbësorë, e më pas filloi të shtënat me armë.

Të Ngjashme