Aktori Agan Asllani është ftuar në zyre nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Aktori imitoi kryeparlamentarin në serialin “Logjikonomia” në Tëvë1 rreth temës për liberalizimin e vizave.
Madje, ata kanë realizuar edhe një video së bashku, brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.
“Kur, ku, si dhe pse… liberalizimi”, thonë Asllani dhe Konjufca në videon e shpërndarë nga shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
Agan Asllani kohë më parë ka luajtur në serialin vendor “Çka ka shpija” dhe shumë projekte të tjera.
Së fundi aktori është pjesë e projektit “Logjikonomia”, i cili transmetohet në Tëvë1, çdo të diel nga ora 20:45./teve1.info/
/TeVe