ShowBizzz

Kontrata e lidhjes së futbollistit brazilian lë gojëhapur fansat: “Duhet të thonë gjithmonë…”

Sensacioni brazilian Endrick ka zbuluar se ai dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një ‘kontratë lidhjeje’ që përmban disa klauzola të çuditshme.

Endrick mund të jetë vetëm 17 vjeç, por është e qartë se ai ka një të ardhme të madhe përpara. Adoleshenti bëri bujë në Brazilin e tij të lindjes kur bëri debutimin e tij në Palmeiras në moshën 16-vjeçare dhe emri i tij u bë i njohur globalisht në dhjetor 2022 kur Real Madrid njoftoi se do ta nënshkruajë me atë kur të mbushë 18 vjeç këtë verë.

Mund të jetë e rrezikshme kur klubet evropiane nënshkruajnë me të rinj nga Amerika e Jugut, veçanërisht kur ata kushtojnë më shumë se 60 milionë euro. Megjithatë, Endrick justifikoi çdo gjë kur ai shënoi në debutimin e tij me Brazilin kundër Anglisë në Wembley muajin e kaluar dhe kur ai shënoi një gol të mrekullueshëm disa ditë më vonë kundër Spanjës.

I riu ka nisur të lëjë gjurmë në fushë, e jo më pak me jetën e tij jashtë saj.

Endrick është në një lidhje me modelen 21-vjeçare Gabriely Miranda dhe në një intervistë të fundit me podcast-in ‘Pod Delas’, ata zbuluan se kanë nënshkruar një ‘kontratë’ lidhjeje që përfshin disa klauzola të pazakonta.

Kështu, kjo kontratë që ata kanë nënshkruar i detyron që Endrick dhe Miranda t’i thonë njëri-tjetrit “Të dua” në të gjitha situatat. Sakaq, ka disa klauzola më serioze, duke përfshirë ndalimin e çdo forme të varësisë dhe ndryshimet drastike në sjellje.

Endrick tregoi se ishte i habitur kur Gabriely propozoi kontratën, duke thënë:

“Kur ajo po e bënte, mendova se ishte shumë e inatosur me mua. Sepse asaj iu desh një orë. Ajo nuk m’u përgjigj. Dhe në fakt bëri një kontratë.”
Sipas Gabriely, kontrata parashikon që ata të dy të pranojnë angazhimin e tyre emocional të bazuar në respekt, mirëkuptim dhe dashuri.

Marrëveshja i ndalon ata të angazhohen në marrëdhënie romantike me dikë tjetër, përfshirë ish-të e tyre. Endrick shtoi gjithashtu: “Të thuash ‘të dua’ është e detyrueshme në çdo situatë dhe gjithmonë duhet të kapemi për dore”.

Prisni se ka më:

“Është jashtëzakonisht e ndaluar të debatosh ose të grindesh para të tjerëve dhe nuk mund të ketë një ndryshim drastik në personalitet dhe sjellje. Ne nuk mund të flemë ose të dalim duke u zënë.”

Futbollisti u shpreh se kushdo që shkel një rregull duhet të “paguajë një gjobë”. Ai shtoi: “Kush nuk e respekton këtë, në fund të muajit duhet të japë atë që dëshiron tjetri. Unë kërkova një kufje Apple dhe ajo m’i bleu”.



lokimagazine