Lajme

Kontrolli i Mihalit mbi ish-Kryeshefin e KEK-ut, Rukiqi: “E frikshme dhe kriminale, qeverisje parapolitike”

“E frikshme dhe kriminale”.

Kështu e vlerësoi anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, kontrollin që e pushtetshmja e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, ushtronte mbi ish-Kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, pas mesazheve mes tyre që u publikuan.

“E frikshme dhe kriminale, ndikimi i strukturës parapolitike, e ngjashme me karaktere si Keyser Soze ne Usual Supsects, në kontrollin e secilit dhe çdo gjëje, në rrjetin e mirë organizuar të tyre në çdo cep të qeverisjes, në çdo ndërmarrje publike, në çdo zyrtarë të emëruar nga ta, me kapelë dhe pa kapelë”, tha Rukiqi.

“Paramendone secili veten, në universin e qeverisjes së tyre parapolitike, ku një person vendos kur duhet të kemi rrymë, në sa ora duhet të kthehet një email, e deri të secili punësim dhe tender”.