Angelina Jolie u duk se ishte koordinuar me të dashurin e saj të përfolur Akala, në premierën të filmit të saj të ri “Maria”, në Londër. 49-vjeçarja e Hollywood-it dhe Akala, 40 vjeç, kishin zgjedhur qe te dy zgjodhën pantallona dhe xhaketë të zezë për eventin e 68-të të Festivalit të Filmit në Londër. Jolie buzëqeshi para kamerave teksa ecte në tapetin e kuq me një kostum trepjesesh me pantallona që përfshinte një jelek me kopsa, shkruan DailyMail. Ajo dukej plot stil teksa pozonte rastësisht me duart në xhepa dhe veshja e saj ishte e kompletuar me çizme lëkure të zeza.
Nga ana e tij, muzikanti i kthyer në aktivist kishte veshur një bluzë me jakë poshtë palltos dhe kishte vendosur një shall me dy nuanca blu dhe gri në qafë.
Dyshja nxitën thashethemet për romancë kur u panë duke dalë nga hoteli, gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në gusht. Që atëherë, Angelina është parë me Akala në publik edhe disa herë të tjera. Mes thashethemeve për lidhje megjithate, burime prane aktores i kanë thënë revistës People se dy yjet janë thjesht miq.
bal