Lajme

Kosova dhe Franca sot nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret sot në takim Benjamin Haddad, Ministër i Deleguar për Evropën nga Republika e Francës.

Pas takimit dypalësh, ministri Konjufca dhe ministri Haddad, së bashku me ministrin Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Më pas, ministrat Konjufca dhe Haddad, do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.

Të Ngjashme