Lajme

Tension në seancën për rastin e policit Muhamet Lika në Ferizaj, avokatja Bytyqi ankohet për qasjen e prokurorit

Seanca gjyqësore në rastin e policit Muhamet Lika ka nisur me tensione në Ferizaj.

Avokatja Fehmije Bytyqi është ankuar lidhur me qasjen e prokurorit të rastit, duke ngritur shqetësime gjatë zhvillimit të seancës.

Ndërkohë, në seancë po dëshmon Driton Dardhishta, i cili ka rrëfyer momentet e vrasjes së policit, si dhe largimin e disa personave në drejtim të çarshisë së Kaçanikut.

Dëshmia e tij po paraqitet në kuadër të procesit gjyqësor, ndërsa seanca po vazhdon me shqyrtimin e rrethanave të rastit.

Të Ngjashme