Lajme

Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së

Punëtoria vjetore M2M në Kosovë ritheksoi partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, si dhe rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Kështu deklaron Ministria e Mbrojtjes, në njoftimin e saj për organizimin e punëtorisë.

Gjatë punëtorisë u diskutuan prioritetet e përbashkëta dhe hapat konkretë për avancimin e kapaciteteve dhe bashkëveprimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me partnerët.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se do të fokusohen për të shndërruar planet e përbashkëta në veprime konkrete.

“Së bashku, po ndërtojmë një Forcë më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë. Fokusi ynë mbetet i qartë: t’i shndërrojmë planet e përbashkëta në veprime konkrete dhe ta avancojmë partneritetin tonë në një nivel të ri”, u shpreh ministri.

Të Ngjashme