Lajme

“Kosova është në shënjestër” – Avni Islami reagon ashpër ndaj BIA-s serbe

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratave të shefit të Departamentit të Analitikës së BIA-s serbe, Relja Zeljko, ndaj gazetarit Ermal Panduri.

Islami ka vlerësuar se sulmet dhe etiketimet ndaj gazetarëve, institucioneve të Kosovës, AKI-së dhe UÇK-së janë pjesë e një fushate propagandistike dhe të luftës hibride kundër Kosovës.

Ai ka bërë thirrje për unitet dhe përballje me propagandën, duke theksuar se Kosova nuk duhet të dorëzohet përballë shantazheve dhe presioneve nga Beogradi.

Shkrimi i plotë:

Reagim me shkas,

Deklarata e fundit e gazetarit të njohur Ermal Panduri të një mediumi të fuqishëm në Kosovë, i cili u kualifikua si “njeri i rrezikshëm” dhe me “qasje antiserbe”, nga shefi i Departamentit të Analitikës së BIA-s serbe, Relja Željko, zbulon fytyrën e vërtetë dhe agresive të regjimit të Beogradit.

Që nga viti 2018 e deri më sot, ky eksponent i lartë i inteligjencës serbe ka ndërmarrë një fushatë të egër sulmesh, shantazhesh dhe denigrimi ndaj gjithçka që është shqiptare, duke e shndërruar institucionin e tij në një fabrikë propagande kundër Republikës së Kosovës.

Željko përdor një strategji shumë të rrezikshme ku i paketon bashkë, Albin Kurtin, institucionet e Kosovës, AKI-në dhe vlerat e shenjta të UÇK-së si një “makinë agresive” që kinëse e kërcënojnë Serbinë.

Kjo është luftë e hapur hibride dhe një kërcënim i sigurisë kombëtare të Kosovës.

Është e qartë se mendësia fashiste e viteve ’90 është më e gjallë se kurrë në Beograd, ku çdo zë i lirë, çdo gazetar guximtar dhe çdo institucion i Kosovës shihet si një shënjestër që duhet asgjësuar nga aparati i tyre i spiunazhit.

Ne nuk duhet të biem në kurthin e kësaj propagande , andaj na takon të gjithëve të jemi të bashkuar dhe të ndajmë të vërtetën, duke treguar se Kosova nuk thyhet as nga shantazhet e BIA-s dhe as nga listat e tyre të rrezikshme.

Të Ngjashme