Lajme

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kosova po shënon një performancë ekonomike në rajon, duke u renditur e para për rritjen e investimeve të huaja direkte gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të fundit për hyrjet e investimeve të huaja (FDI), Kosova ka regjistruar një rritje prej rreth 30% krahasuar me vitin 2024, duke lënë pas vendet e tjera të Ballkanit.

Pas Kosovës, rritje pozitive kanë shënuar edhe Slovenia me +19% dhe Mali i Zi me +8%, duke konfirmuar një trend të moderuar të rritjes në disa ekonomi të rajonit.

Në anën tjetër, disa vende kanë përjetuar rënie të ndjeshme të investimeve. Maqedonia e Veriut ka shënuar një tkurrje drastike prej -61%, ndërsa Serbia ka pësuar rënie prej -51%. Edhe Kroacia ka regjistruar një rënie të konsiderueshme prej -37%.

Sipas grafikës së publikuar, vlera e investimeve të huaja në Kosovë ka arritur mbi 1 miliard euro.

Të Ngjashme