Lajme

Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Francën në shuarjen e zjarreve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Kjo është bërë e ditur nga Presidenca e Kosovës.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Franca prej javësh është duke u përballë me zjarre të mëdha, ku deri tash përveç dëmeve materiale

Një alarm evakuimi për banorët në jugperëndim të Francës e çon numrin e personave të zhvendosur në më shumë se 220,000. mbi 1000 persona kanë humbur jetën.

Të Ngjashme