Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka pranuar kërkesën e homologes Vjosa Osmani, për të lejuar udhëtimin e shqiptarëve të Kosovës pa viza drejt rajonit të Gjirit. Një nga emiratet është dhe Dubai, shkruan newsbomb.al.
Tashmë, të gjithë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Emirateve, duke përfshirë Abu Dhabin dhe Dubain, aq të lakmuara nga të gjithë.
“Falenderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, njofton presidentja Vjosa Osmani, ndërsa thekson se marrëveshja tashmë është firmosur.
“Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, vijon shënimin e saj e para e shtetit të Kosovës.
Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan u zgjodh presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dy vite më parë, pas vdekjes së presidentit Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, me besimin e Këshillit të Lartë Federal. Ai është një nga udhëheqësit më të fuqishëm të botës arabe.
Nga data 1 Janar 2024, shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë zonën Shengen, duke u bërë shteti i fundit nga rajonin jonë që i bashkohet lëvizjes së lirë, shkruan newsbomb.al. Edhe Spanja, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, ka njoftuar se vendimi për udhëtim pa viza aplikohet dhe për Madridin.
I thank UAE President, H.H.@MohamedBinZayed for accepting my proposal to abolish visa requirements for 🇽🇰 citizens.
The agreement reached during our mtng last month has now been signed, paving the way for more cooperation opportunities between our countries & citizens. 🇽🇰 🇦🇪 pic.twitter.com/8cV5caHx0a
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 11, 2024
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo