Lajme

Kosovë, autobusi përplaset me makinën, plagosen 12 nxënës dhe 2 shoferët

Një aksident ka ndodhur në rrugën Pejë-Mitrovicë, pranë fshatit Gurracok ku është përfshirë një makinë dhe një autobus.

Nga aksidenti raportohet se 12 nxënës kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu i plagosur ka mbetur shoferi i autobusit, si dhe shoferi i automjetit.

Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas janë dërguar në shtëpi, ndërsa njëri prej nxënësve vazhdon të marrë trajtim mjekësor pasi ishte në gjendje më të rënduar.

Njoftimi:

Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një autobus me nxënës. Nga ky aksident janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve.