Ditën e sotme është zbuluar se kush do të jetë opinioniste në “Big Brother VIP Albania”.
Sipas revistës “Who”, krah Arbër Hajdarit do të jetë Ori Nebijaj.
Prezantuesja televizive, aktualisht deputete e Parlamentit Shqiptar, do të mbajë pozicionin e opinionistes ne edicionin e tretë të BBV3.
Teksa ”Big Brother Vip Albania 3” nis më 13 janar, janë përfolur emra të mundshëm të personazheve, por janë lakuar edhe emra për opinionistët. Luizi sot e ka mohuar se do të jetë opinionist këtë vit. Ndërsa burime për “Who” kanë konfirmuar se do të jetë pikërisht Ori Nebiaj.
Nga ana tjetër, mbrëmjen e sotme gazetarët Olti Curri, Andi Vrapi, Fatma Haxhialiu dhe Altin Berisha kanë zhvilluar një video live në Instagram, ku kanë folur për “BBV”. Është përmendur emri i Ori Nebiajt nga gazetarët si opinioniste e programit.
lokimagazine