Lajme

Krah Lindës, Rama ndaj pamjet nga pritja e organizuar nga mbreti i Spanjës Felipe VI

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me pamje nga pritjen e mbrëmshme e Mbretit të Spanjës Felipe VI, për liderët e Komunitetit Politik Europian.

Nga një video që përmblidhte disa nga momentet e mbrëmjes, kryeministri shihet krah bashkëshortes, Linda Rama.  Në pamje shihen teksa janë takuar me mbretin Felipe VI dhe bashkëshorten e tij.

Gjatë kësaj mbrëmje kreu i qeverisë është takuar dhe me disa lider, ku ka zhvilluar bisedime për çështje të ndryshme.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me momentet e mirëseardhjes në pritjen e mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI, për liderët e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama në postimin e tij.