Lajme

Kraki: Aktgjykimi i Kushtetueses është absurd, nuk mund të caktohet 6 tetori për presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka folur për aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin 60-ditor për zgjedhjen e presidentit.

Në emisionin “Këndi i Debatit”, Kraki e ka cilësuar si “goja absurd” vendimin e fundit të Kushtetueses, duke thënë se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit duhet të lidhet me ekzistencën e një Kuvendi të konstituuar.

“Unë e konsideroj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, aktgjykimin, goxha absurd. Ky vendimi i fundit, se presidenti afati 60-ditor i presidentit, normalisht me afate kushtetuese, qysh e kemi, ka varësi direkte prej ekzistencës së Kuvendit. Duhet një Kuvend i konstituuar edhe me deputetë të betuar që të startojë 60-ditëshi, se produkti i vetëm i atij Kuvendi mund të jetë presidenti. Nuk mundet afati 60-ditor me i parapri ekzistencës së produktit i cili del”, ka thënë Kraki.

Ai ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës ka disa hapësira dhe, sipas tij, afati për zgjedhjen e presidentit nuk do të duhej të niste para konstituimit të Kuvendit.

“Unë e kam thënë shpesh, Kushtetuta jonë ka disa defekte, ka disa hapësira, por le ta marrim kështu: në një vend normalisht nuk ka shumë sens me startu afatin 60-ditor pesë javë para ekzistencës së Kuvendit me mandat të plotë”, ka deklaruar Kraki.

Të Ngjashme