Lajme

Kraki ironizon PDK-në pas rastit të Kryeziut: Janë bërë artistë

Ish-deputeti Nezir Kraki ka reaguar pas arrestimit dhe më pas lirimit të kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu, lidhur me një aksion për rrënimin e një pompe të derivateve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kraki ka kritikuar ashpër PDK-në, duke thënë se “abuzimi me tokën e shtetit po paraqitet si padrejtësi” dhe se rikthimi i këtij mentaliteti në pushtet do të ishte i dëmshëm për Kosovën.

Ai ironizoi edhe deklaratat se familjarët e Kryeziut kishin ndihmuar në ndërtimin e objektit, duke e quajtur situatën “absurde”.

Postimi i plotë:

Pasha besen keta te PDK-se jane artista.

Qohet daja abuzon me vite me token e shtetit e pasurohet pa limit dhe kur shteti i thot stop abuzimit, kjo perjetohet si padrejtesi.

Mos metsh me kaq, qysh thote populli, qohet nipi i dajes, kandidat per deputet, ne vend se me u mshef diku, del babloki thote « na i kemi ndihmu me e ndertu ».

Ky lloj Kosove rikthehet me bo vakia me u rikthy keta n’pushtet.

Të Ngjashme