Lajme

Krasniqi i PDK-së: Rritja prej 20 eurove për pensionin e moshës është një lëmoshë, nuk do të arrijë t’i blejë votat e pensionistëve

Kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi ka reaguar pas rritjes së pensioneve nga ana e qeverisë së Kosovës. Krasniqi në Facebook ka shkruar se ky është mashtrimi i radhës i kësaj qeverie. Rritja prej 20 eurove për pesionin e moshës, sipas tij, është një lëmoshë më të cilën nuk do të arrij t’i blejë votat e pensionistëve.

“Pensionistët dhe qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë më votë këtë qeveri më 9 shkurt.Për 4 vite sa ishte në pushtet ky pushtet nuk ka ndihmuar qytetarët kur u përballen me inflacion masiv e çmime enorme të gjërave bazike. Me kryeministrin Bedri Hamza secila kategori do të trajtohet dinjitetshëm dhe pagat e pensionet do të rriten, ashtu siç u rritën në kohën e qeverisjes së PDK-së në krye me Hashim Thaçin”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë:
Rritja e pensioneve në prag të zgjedhjeve të parakohshme është mashtrimi i radhës i kësaj qeverie populiste. Rritja prej 20 eurove për pensionin e moshës është një lëmoshë me të cilën nuk do të arrijë t’i blejë votat e të moshuarve. Pensionistët dhe qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë më votë këtë qeveri më 9 shkurt. Për 4 vite sa ishte në pushtet ky pushtet nuk ka ndihmuar qytetarët kur u përballen me inflacion masiv e çmime enorme të gjërave bazike. Me kryeministrin Bedri Hamza secila kategori do të trajtohet dinjitetshëm dhe pagat e pensionet do të rriten, ashtu siç u rritën në kohën e qeverisjes së PDK-së në krye me Hashim Thaçin.
PK