Lajme

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçare, avokati shfajëson mjekun: S’ka kryer vepër penale

Pak ditë më parë opinion publik u trondit nga lajmi që mjeku kirurg, Dervish Hasi kishte shfrytëzuar për prostitucion dhe se kishte abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare për një periudhë dy vjeçare.

42-vjeçari veç lidhjes me 16-vjeçaren kishte në shtëpi dhe tre gra të tjera, ndërsa me njërën ishte i martuar.

Në lidhje me këtë ka folur edhe avokati i Hasit, Roland Islami, i cili pretendon se klienti i tij nuk ka kryer asnjë vepër penale, pasi sipas tij, ligji parashikon se kryerje e marrëdhënieve seksuale nuk është e dënueshme nëse vajza është mbi 14-vjeçe.

“Klienti im është një nga kirurgët më të mirë të operacioneve të zemrës dhe mushkërisë bashkë. Disa herë ndaj këtij personi është bërë e mundur përhapja e akuzave. Kallëzimi i parë ndaj këtij personi filloi me akuzën për trafik armësh dhe ajo akuzë ka ngelur në sirtare.

Ka pasur një marrëdhënie me vajzën 16-vjeçare që është sot. Në Kodin Penal nuk ndalohet kryerja e marrëdhënies seksuale nga 14 vjeç e sipër, neni 100 i Kodit Penal thotë kryerja e marrëdhënieve seksuale me të mitura deri në moshën 14 vjeç është vepër penale.

Ky ndryshim ka ndodhur në vitin 2017, pasi ka qenë 16 vjeç dhe e kanë ulur moshën 14 vjeç. Ka shkelur kodin moral. Kod Penal nuk ka cënuar. Ai ka vetëm 1 grua. Ka bashkëjetesë, kodi i familjes e njeh bashkëjetesën. Në aspektin moral nuk është i pari dhe i fundit që ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore. Shkelje të ligjit penal, e sfidoj këdo, sepse për akuzën konkrete, është akuzë tërësisht e pabazuar, por trafikim do të thotë të përfitosh”, tha avokati për “Opinion”  në “ Tv Klan”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo