Në takimin e fundit për këtë edicion të “BBVIP”, diskutimi nisi pikërisht për dashurinë mes Luizit dhe Kiarës, dashuri e cila kulmoi me ceremoninë martesore mbrëmjen finale e për të cilën ka pasur mjaft reagime këto ditë, si nga ish-banorët, miqtë e çiftit dhe sigurisht publiku.
Kështu, të pyetur nëse e kishin menduar se do të gjenin dashurinë në “Big Brother”, Luizi tha se kishte qenë dyshues për hstoritë që formohen në këtë reality show, por jo për këtë histori.
Ai u shpreh se në fakt asnjëherë nuk i dihet se ku mund ta gjesh dashurinë. Mund të jetë kudo dhe atëherë kur nuk e pret.
Po ashtu ai tha se e ka kuptuar edhe vetë tani që i ka qëndruar shumë afër Kiarës, madje e ka tepruar dhe shpesh herë mud të jetë bërë edhe i bezdisshëm, emgjithatë tha se ka pasur “frikë” se do ta rrëmbente Olta apo dikush tjetër për lojë ose për ndonjë tjetër qëllim dhe do ta largonin nga ai.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër Kiara po ashtu pranoi se nuk e kishte menduar se do niste një lidhje në këtë program, nuk ishte futur aspak me këtë qëllim, ndërsa fillimisht ka qenë hezituese për historinë me Luizin pasi edhe ajo kishte “frikë” se do të krijonte ndjenja për të dhe ai pastaj do të largohej.
View this post on Instagram