ShowBizzz

“Krijojmë aleancën tonë që të tallemi” – Cilët janë banorët që kanë nisur planet në BBVA?

Edhe pse akoma nuk është bërë java që banorët e “Big Brother Vip Albania 3” janë futur në shtëpi, menjëherë kanë filluar të thurin dinamikat dhe “plant” e tyre me njëri-tjetrin.

Roza dhe Sara kanë diskutuar me njëra-tjetrën për një aleancë në shtëpi në mënyrë që të jenë më të forta. Pjesë të aleancës së tyre ato duan të përfshijnë edhe Riken. Roza ka treguar se e njeh Riken nga jashtë dhe është shprehur që e ka shoqe, por dëshiron që ta njohë temperamentin e saj edhe brenda shtëpisë së “BBV”.

Roza: Krijojmë aleancën tonë që të tallim ‘menderen’?

Sara: Por duhet të gjejmë njerëzit e duhur edhe për tu tallur, sepse s’kemi kohë.

Roza: Jemi ne të dyja, marrim edhe Ilnisën.

Sara: Për Riken mendohu mirë sepse ajo është shumë impulsive dhe bërtet shumë.

Roza: Unë dua t’i jap një shans Rikes sepse e di se çfarë temperamenti ka ajo jashtë. Unë e nioh Riken, por dua ta njoh sesi është në shtëpi.