Lajme

Krimi Ekonomik i Tiranës bastis dyqanet e TIBO dhe Easy Pay për piraterinë televizive

Departamenti i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i mbështetur nga strukturat e tjera të zbatimit të ligjit, ka mësyrë në dyqanet e kompanisë “TIBO” dhe pikat e shitjes “Easy Pay”, në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal dhe piraterisë televizive.

Pamjet i ka ndarë dhe vetë ministri i Brendshëm, i cili thotë se organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin.

“Organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme, të paliçensuara, të cilat shmangin detyrimet fiskale ndaj shtetit dhe vjedhin të drejtat e autorit nga operatorë të tjerë të ligjshëm duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin.

Rruga e pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një koordinim edhe më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën kundër krimeve ekonomike, evazionit, kontrabandës, krimeve kibernetike, piraterisë etj.

Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për fillimin e mbarë të këtij viti në goditjen e aktiviteteve kriminale të kësaj natyre”, shkruan ministri Taulant Balla.

Neësbomb.al mëson se bëhet fjalë për kompani që ofrojnë kundrejt pagesës kanale dhe programe televizive që u përkasin platformave të tjera, duke shmangur detyrimet ndaj shtetit, si dhe duke vjedhur të drejtën e autorit nga opperatorë të ligjshëm televizivë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo