Lajme

Krimi Kibernetik i Tiranës i hodhi prangat, si u zbulua “Roterdami” i Tik Tok

Endri Xhaferi, 22 vjeçari nga kryeqyteti që shikoni në këtë fotografi, është arrestuar nga efektivët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës pasi shantazhonte vajza dhe gra me adresa false që hapte në rrjetin social Tik Tok.

I njohur me nofkën “Roterdami”, i riu nga merrte fotografi dhe video të ndryshme në rrjete sociale dhe i postonte ato me shprehje fyese dhe denigruese adresa të rreme që i hapte po vet, shkruan newsbomb.al.

Më pas, Endri Xhaferi kontaktonte personat që u kishte marrë fotografitë, kryesisht gra dhe vajza, dhe u kërkonte para për të fshirë përmbajtjen. Sipas Krimit Kibernetik të Tiranës dhe agjentëve të Komisariatit Nr.6, pagesat shkonin deri në 1.000 euro.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, është autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, me të dëmtuar që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një ngjarje e vjetër nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Endri Xhaferi, i njohur me nofken Roterdami/ © Credits Emisioni Piranjat
Endri Xhaferi, i njohur me nofken Roterdami/ © Credits Emisioni Piranjat

Ky rast është ndjekur dhe nga emisioni “Piranjat” dhe në bashkëpunim me agjentët e Krimit Kibernetik, është bërë i mundur identifikimi dhe prangosja e Endri Xhaferit në kushtet e flagrancës, shkruan newsbomb.al.

I riu është futur në kurth përmes rrjetit social Tik Tok, vendi ku ai kishte gjetur strehë dhe shantazhonte gratë dhe vajzat, dhe pasi është lokalizuar është prangosur. E pranishme ka qenë dhe gazetarja e emisionit, e cila ka ndjekur rastin e tij.

Materialet në ngarkim të 22 vjeçarit tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, e cila në bazë të provave dhe rastit të zbardhur nga Krimi Kibernetik në Policinë e kryeqytetit, do të kërkojë mbajtjen e tij në burg.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndiejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave të tyre për të bërë kallëzim, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

@piranjatofficial Ndërkohë që televizionet kombëtare në prime time edukonin shqiptarët për gjëra të rëndësishme si prsh pastrimi i shtëpisë, Jona, Piranja jonë, po bënte detyrën e saj modeste në orën 12 të natës duke kapur nje nga shantazhuesit me te famshem të TikTok-ut, me nofkën Roterdami, i cili u merrte para shumë grave dhe vajzave nën kërcënimin e publikimit të fotove intime. Për më shumë na ndiqni në episodin e radhës të premten e ardhshme në orën 20:44, vetëm në Syri TV. #piranjat #piranjatshow #albaniantvshow #tiktokalbania #foryourpage ♬ original sound – PIRANJAT OFFICIAL

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo