Lajme

Krimi makabër në familjen shqiptare, flet vëllai i burrit që mb yti gruan: Lulzimi vuante nga depresioni

Në emisionin “Me zemër të hapur” u trajtua rasti i rëndë i vrasjes së 24-vjeçares Eleonora Toçi nga bashkëshorti i saj, Lulzim Toçi në Caserta të Italisë.

Vëllai i Lulzim Toçit tha se kreu vrasjen vuante nga depresioni. Ai tha se i vëllai Lulzimi dhe gruaja e tij Eleonora jetonin prej 2-3 muajsh në Caserta të Napolit, pasi kishin lënë Dibrën, ku kishin jetuar më parë.

Vëllai i Lulzim Toçit: Tani kishin ikur ata si çift në Itali, kishin 2-3 muaj. Lulzimi vuante nga depresioni. Edhe fëmijët aty kanë qenë kur ka ndodhur krimi. Dy fëmijët e mitur nuk ia kemi lënë shtetit, por i kemi marrë ne.