ShowBizzz

“Kriminell”, kënga më e re e artistes Donna Dafi

“Kriminell”, kënga më e re e artistes Donna Dafi 26 prill 2024, Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore.

E veçanta e projektit të sapopublikuar “Kriminell” është se teksti dhe videoklipi janë të lidhur saqë nuk kuptohet mesazhi i këngës pa njëri-tjetrin.

Në këtë këngë, Donna Dafi, nëpërmjet imazheve dhe fjalës artistike, e paraqet mentalitetin patriarkal të atyre meshkujve që abuzojnë me bashkëshortet e tyre, ndërsa prapaskena tjetër tregon se si këta meshkuj, derisa të arrijnë t’ua vjedhin zemrat këtyre grave, bëhen engjëj.

TS Poll - Loading poll ...

Këta meshkuj, këngëtarja Donna Dafi i quan kriminelë. Përmes kësaj kënge, artistja Donna Dafi bën thirrje njëherë e përgjithmonë ndalimin e këtij fenomeni dhe fuqizimin e grave në shoqëri.

Ky projekt me ndërlidhje ndërkulturore, afro – gjermane, është duke e fascinuar audiencën botërore. Kënga është realizuar me një kast profesional të artistëve në Gjermani dhe këndohet në gjuhën gjermane.