Top Arena”, emision i dedikuar për Botërorin 2026, ka hyrë në natën e dytë të tij. I ftuar mbrëmë në emision ishte edhe këngëtari i njohur Blero, i cili së fundmi i ka hyrë edhe menaxhimit të futbollistëve, ku ka arritur të përmbyllë transferimet e para.
Brikena Selmani, pjesë e emisionit, i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, ku ky i fundit zbuloi se si është njohur me bashkëshorten dhe tregoi ndjesinë si baba i një djali.
Pjesë nga intervista:
Brikena: Je bërë viral për shprehjen “po s’të deshi familja, s’të don as kojshia”…
Blero: Ka qenë bisedë mes meje dhe Metit në Big Brother, por e përgëzoj atë që ka bërë montazhin, sepse është shumë kreativ.
Brikena: Ke menduar të shkruash ndonjë libër meqë ke bërë shumë shprehje të njohura?
Blero: Mund ta bëj, por autobiografik.
Brikena: Ke nisur si menaxher, si po e përjeton?
Blero: E kam ndjekur gjithnjë futbollin, është dashuria ime. Gjithnjë i kam ndihmuar të rinjve në muzikë dhe tashmë po mendoj t’i ndihmoj edhe në sport.
Brikena: Je bërë baba për herë të dytë. Si ndihesh që tashmë je baba i një djali?
Blero: Vajza ime do të mbesë gjithnjë numri 1 në jetën time, sado fëmijë të kem. Djali është ende i vogël, por fëmija është fëmijë dhe është i shenjtë.
Brikena: Si jeni njohur me bashkëshorten?
Blero: Përmes shoqërisë së përbashkët.
Brikena: Si ju bëri për vete?
Blero: Kur ja vë syrin një femre, nuk ka mundësi të bëhet ndryshe.
Brikena: I ke dhënë fund beqarisë për herë të tretë. Çfarë keni fituar dhe humbur nga këto eksperienca?
Blero: Jam pasuruar në kuptimin e jetës dhe vendimeve të mia. Nuk jam pishman për asgjë, është një mësim jetësor dhe jam krenar që kam pasur të bëj me persona të tillë.
