ShowBizzz

Kriset marrëdhënia e princ Harryt dhe Meghan-it? Detaji që po “çmend” rrjetin

Meghan Markle dukej më magjepsëse se kurrë kur doli pak ditë më parë, e veshur me një këmishë, pantallona të bardhë dhe rrip ngjyrë kafeje. Por një detaj i rëndësishëm i mungonte veshjes së saj: unaza e fejesës.

Gishti i unazës së fejesës nuk e kishte diamantin e zakonshëm që dukesha e Sussex-it e tregonte në çdo dalje. Kjo u pa gjatë një vizite në Girls Inc. në Santa Barbara. Ajo ndihmoi në nisjen e një programi të ri digjital me qëllim për mbrojtjen e vajzave në internet dhe që të sigurojë se ato dinë t’i përdorin rrjetet sociale në mënyrën e duhur.

Megjithatë përtej punës së mirë të dukeshës, ajo që vërtet tërhoqi vëmendjen ishte unaza. Nuk e dimë nëse kjo është një indikacion se marrëdhënia e Harryt dhe Meghanit është në një krizë më të thellë se sa mund ta mendonim.



ks