ShowBizzz

Kriset miqësia mes tyre? Fifi flet për Flori Mumajesin: “Ka një vit që s’më kthen përgjigje”

Këngëtarja e njohur Fifi, në një intervistë për “Canape7” ka folur për marrëdhënien e saj me Flor Mumajesin.

Ajo tha se i vjen keq që ai është larguar prej industrisë së muzikës, por tregoi edhe se ka një vit që nuk ka folur me artistin.

Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht shumë industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri rikthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike. Plus kam një vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di përse nuk kam folur. Po e them për herë të parë. Kam një vit që i shkruaj dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Më vjen shumë keq që ai nuk përmendet aq shumë sa e meriton të përmendet.”- është shprehur ajo.



lokimagazine