ShowBizzz

Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

Vetëm pak ditë pasi konfirmuan se i kishin dhënë një tjetër shans marrëdhënies së tyre, Mateo Borri dhe Brikena Selmani janë rikthyer në qendër të vëmendjes, ndërsa ndjekësit po aludojnë për një tjetër krizë mes çiftit.

Dyshimet nisën të qarkullojnë pas disa momenteve që nuk kaluan pa u vënë re nga publiku gjatë daljeve të tyre të fundit televizive.

Të lidhura

None found

Gjithçka mori hov në emisionin “Top Arena”, ku të dy janë pjesë e panelit. Gjatë një momenti vallëzimi në studio, Brikena u largua nga Mateo, duke e lënë atë vetëm në skenë, një veprim që u komentua menjëherë në rrjetet sociale dhe ngriti pikëpyetje mbi raportin e tyre.

Situata u bë edhe më e diskutuar në emisionin e fundit, ku Brikena mungoi për pjesën më të madhe të programit dhe u shfaq vetëm gjatë rubrikës së saj.

Kjo deklaratë ka shtuar edhe më shumë spekulimet se marrëdhënia mes tyre mund të jetë përballur sërish me vështirësi, vetëm pak kohë pasi dyshja konfirmoi rikthimin.

Deri tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar situatën, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të komentojnë çdo detaj të daljeve të tyre në ekran.

Të Ngjashme