Një arritje e rëndësishme është shënuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku për herë të parë një ekip vendor mjekësh ka realizuar me sukses zëvendësimin e plotë të harkut të aortës, një ndër ndërhyrjet më komplekse në kirurgjinë e zemrës, raporton Gazeta Sinjali.
Mjekët kosovarë shkruajnë histori në QKUK: Kryejnë operacionin e rrallë në aortë, shpëtohet 52-vjeçari
