Krist Dragoti ka postuar disa foto të ëmbla në InstaStory.
Me rastin e 8 marsit, ai ka publikuar dy femrat më të rëndësishme të jetës së tij; mamanë dhe partneren e tij.
Si fillim ai publikoi një foto të vjetër ku shihet krah nënës së tij.
Më pas, Kristi publikoi një tjetër foto të ëmbël, këtë herë duke shkëmbyer një puthje në buzë me partneren e tij.
Kristi më herët kur ka folur për lidhjen e tij të dashurisë, tha se është një marrëdhënie serioze e cila ka nisur në muajin korrik 2023.
Lidhja e tyre ishte në distancë, pasi e dashura e tij jeton dhe studion në Londër. Por duket se çifti tashmë janë me njëri-tjetrin më të lumtur se kurrë
lokimagazine