ShowBizzz

Kritikat ndaj Luiz Ejllit, përfshihet edhe Blendi Salaj: “Bëni kujdes…”

Pjesëmarrja e Luiz Ejllit në protestën e studentëve në Tiranë ka sjellë reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Këngëtari, i cili iu bashkua protestuesve gjatë ditës së djeshme, është përballur edhe me komente kritike që vënë në dyshim motivet e përfshirjes së tij.

Mes personazheve që kanë komentuar pjesëmarrjen e Luizit është edhe Rei Sulejmani, i njohur në TikTok si “Rayman”, i cili ka ironizuar praninë e këngëtarit në protestë, duke ngritur pikëpyetje për qëllimin e këtij veprimi.

Ndërkohë, në mesin e diskutimeve ka tërhequr vëmendje edhe një publikim i moderatorit Blendi Salaj në Instagram.

Salaj ka shpërndarë një video me mesazhin: “Bëni kujdes nga çdo influencë e re”, ndërsa në pamje shfaqet edhe mbishkrimi “Lindur: Javën e fundit”, duke iu referuar në mënyrë të përgjithshme shfaqjes së figurave të reja me ndikim.

Koha e publikimit të videos, në një moment kur Luizi po përballet me kritika për pjesëmarrjen në protestë, ka krijuar përshtypjen se mesazhi lidhet me debatet e fundit.

Të Ngjashme