ShowBizzz

Kritikat për mungesën e emrit të tij në klipin me Romeon dhe Ledrin, flet Klementi

efundit

Na thoni ju qysh mos me vujt kur s’o e jemja“…

Na e tha më në fund edhe Klementi si qëndron puna e bashkëpuninit të tij me Romeo Veshajn dhe Ledri Vulën.

Tre djemtë sollën një bashkëpunim që po bën namin e me siguri do jetë një nga super hitet e kësaj vere.

Por, pati disa kritika pasi emri i të riut të talentuar nuk figuronte në YouTube krah emrave të këngëtarëve. Ai po ashtu nuk shfaqej as në klip.

Lidhur me këtë ka folur sot Klementi në “Më prit në fundjavë”. Ai ka sqaruar se ishte dëshira e tij që emri t’i shfaqej te përshkrimi. Duke i cilësuar si fantastikë, ai tha se kanë projekte të tjera për verën.

Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakord. Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakord. Edhe për videoklipin folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën.“-tha ai.