ShowBizzz

Krizë në martesën e Erjon Isait dhe Ajlin? Postimi i saj ngre pikëpyetje

Erion Isai, kryetari i Bashkisë së Kolonjës, ndodhet në qendër të vëmendjes për shkak të spekulimeve për një krizë në martesën e tij me bashkëshorten Ajlin Petrela.

Edhe pse Isai ka preferuar të mbajë jetën private larg syrit të publikut, burime të afërta sugjerojnë se marrëdhënia e tyre mund të jetë në vështirësi.

Një postim i fundit i Petrelës në rrjetet sociale ka nxitur spekulime të reja.

Ajo shkruan: “Nëna që bën edhe babain është më e forta në botë,” një deklaratë që për shumë ndjekës është interpretuar si një sinjal për probleme në çift.

Vlen të përmendet se çifti nuk ka postuar foto së bashku prej më shumë se një viti në rrjetet sociale, dhe mungesa e tyre nga profilet e njëri-tjetrit ka ushqyer më tej zërat për një ndarje të mundshme.

 



lokimagazine