Lajme

KRU “Prishtina” del me një paralajmërim për borxhlinjtë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët që të paguajnë borxhet e grumbulluara.

Në rast të mos pagesës, KRU-ja njofton ndëshkimin me shkyçje nga shërbimi i ujësjellësit.

Përveç shkyçjes, konsumatorëve do t’u dërgohet lënda te përmbaruesi privat.

“S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat, me përjashtim të rasteve sociale” thuhet në njoftim.