Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, pritet të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, Hoxha do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në orën 10:00.
Takimi zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe koordinimit në çështjet e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve bilaterale.
Detaje të tjera lidhur me agjendën e vizitës pritet të bëhen të ditura gjatë ditës së nesërme.
