Lajme

Kryeministri kanadez ndahet nga bashkëshortja pas 18 vitesh martesë

KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Gregoire Trudeau po ndahen pas 18 vitesh martesë. Në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga kryeministri, ai tha se pas shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira dyshja kanë marrë vendimin për tu ndarë.

Ata kanë tre fëmijë, 15-vjeçarin Xavier, 14-vjeçarin Ella-Grace dhe nëntë-vjeçarin Hadrien. Trudeau është kryeministri i dytë që njoftoi një ndarje gjatë kohës që ishte në detyrë. Babai i tij, Pierre Trudeau, u nda nga gruaja Margaret në 1979 dhe të dy u divorcuan në 1984.