Lajme

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Scharping

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili kishte shërbyer në këtë pozitë në periudhën 1998-2002.

Duke e falënderuar për rolin jetik dhe kontributin e çmuar në koordinimin e veprimeve politike dhe ushtarake të Gjermanisë me shtetet tjera intervenuese të NATO-s më 1999, kryeministri Kurti tha se ish-ministri Scharping i qëndroi pranë popullit shqiptar të Kosovës kur kishte nevojë më së shumti.

“Denoncimi i planit “Patkoi”, sikurse vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë, krahas këmbëngulësisë në argumentimin për ndërhyrjen e NATO-s, janë qëndrime që ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping, e vendosin në anën e drejtë të historisë përgjithmonë”, tha kryeministri.

Në librin “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa”, që përfshin ditarin me kujtime, ai dokumenton vuajtjet e shqiptarëve dhe krimet monstruoze të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Image

Të Ngjashme