Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit këtë të premte pasi një ditë më parë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale laparoskopike.
Pasi janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura, kryeministri Rama ka qenë gati për të dalë.
Kryeministri kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Kujtojmë që kryeministri Rama prej disa kohësh vuante nga një problem me hernien dhe në fund të gushtit paralajmëroi se do të operohej për shkak të këtij problemi shëndetësor.
bal