Lajme

I dënuar me 2 vjet burg për fshehje pasurie, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla bën kërkesën e papritur

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të saj, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesën për parashkrimin e dënimit.

Llalla u dënua me dy vite burg për veprat penale që lidhen me mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, por vendimi nuk u ekzekutua, pasi ish-kryeprokurori u largua jashtë vendit.

Përmes kërkesës së depozituar në GJKKO, ai kërkon që çështja ndaj tij të pushohet, duke pretenduar parashkrimin e dënimit.

Të Ngjashme