Nesër (e premte) është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të legjislaturës së XI-të të dal në zgjedhjet e 7 qershorit.
Pikërisht në këtë ditë, deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se pritet të qartësohen shumë gjëra e të marrin përgjigje shumë pikëpyetje.
Në emisionin “InfoNata” në Tëvë1 ajo ka thënë se nesër do të qartësohet nëse vendi po hyn në një proces të ri zgjedhor
“Do të shohim a do të kemi potencialisht një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nesër do të kemi shumë qartësime, ndoshta edhe shumë përgjigje për pikëpyetjet që kemi në kokat tona, sepse është shumë shqetësues ajo çfarë ndodh jo vetëm për ne që ndjekim këto zhvillime, por edhe qytetarët e këtij vendi. Besoj se ajo çfarë do të ndodhë nesër, do të jetë edhe qartësim i qëndrimeve që do të marrin qytetarët, nëse rusisht do të hyjmë në një proces të ri zgjedhor, i cili ne po mendojmë që është i padrejtë dhe i panevojshëm”, ka thënë ajo.
Kryeziu –Hyseni ka shprehur besimin që siç ka thënë ajo edhe LDK të reflektojë gjatë këtyre 24-orëve.
Ajo ka përsëritur qëndrimin se LVV dëshiron marrëveshje për president konsensual.
