Lajme

Kryeziu tregon procedurat: Fillimisht kuvendi, qeveria, pastaj presidenti

Profesori i Kushtetutës, Kadri Kryeziu në emisionin DTP me Fidanin në Klan Kosova tregoi se cilat veprime do të marrin proceduralisht partitë politike, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

“Proceduralisht unë mendoj që me pas legalitet dhe legjitimitet të plotë duhet të konstetuohet parlamenti, pastaj qeveria dhe më vonë vjen edhe presidenti, duke pasur parasysh se ne e kemi një president ushtrues detyre, kështu që aty janë dy muaj ditë”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu poashtu tha se parlamenti nuk është në funksion legjitim nëse nuk e ka në funksion qeverinë.

“Së pari duhet parlamenti, kryetari i parlamentit, qeveria dhe pastaj krijohet një legjitimitet dhe legalitet i plotë i parlamentit, sepse parlamenti nuk është legal edhe nuk ka legjitimitet të plotë nëse nuk ka në funksion qeverinë”, ka thënë Kyreziu.

Të Ngjashme