ShowBizzz

‘Kryqëzohet’ nga ndjekësit pas gabimit të bërë, Ardian Bujupi fshin menjëherë postimin (Video)

Në një video të publikuar në rrjete sociale shfaqet artisti shqiptar Ardian Bujupi.

Duket se artisti ka bërë një gabim teksa intervistohet, duke u kthyer kështu në një të “kryqëzuar” nga ndjekësit.

I pyetur se nga vinte, Ardiani ka thënë “Gjermania” në vend të “Shqipërisë”, ndaj për këtë arsye fansat shpërthyen kundër tij.

Menjëherë ai ka fshirë videon dhe mesa duket e ka kuptuar gabimin.

Kujtojmë se Ardiani është lindur në Prishtinë të Kosovës në 28 prill 1991, e më pas ka emigruar në moshë të vogël në Gjermani duke kaluar jetën dhe fillimin e karrierës së tij. Bujupi ka qenë aktiv dhe në tregun Shqiptar e Gjerman dhe njihet për këngët e tij “Andiamo” dhe “Na jena njo”.



lokimagazine