E kemi parë këto ditë në shumë programe televizive duke folur për projektin e ri. Fjala është për artistin e njohur Bekim Ibrahimi, i cili mund të themi se vërtetë sapo ka publikuar një hit me një temë reale.
Kënga mban titullin “Kthehu bir i nanës” me tekst nga Jahe Fida, muzikë nga vetë Bekimi, orkestirim dhe masterizimi nga Edmond Rrapi e klipi punuar mjaft bukur nga Artfabe.
Në video shihen edhe instrumentistët si Nehat Bajrami dhe Fazli Berisha, ndërsa xhirimet janë realizuar në Kulla e Gjinajve në Gjilan me sponsor Swissmusik.
Teksti bazohet në një ngjarje reale ndodhur në Korcë te familja Panajoti, ku djali i tyre në ditën e fejesës kishte ndërruar jetë.
Për regjinë dhe skenarin është kujdesur vetë Bekim Ibrahimi dhe këngën ja vlen ta ndiqni në linkun më poshtë. BS