Gjatë orëve të paradites, vendi ynë mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore. Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat malore pritet grumbullim i tyre por mundësia për reshje është thuajse zero. Nën vranësirave të shpeshta dhe lagështirës së lartë në ajër mbetet motit edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dendura paraqiten në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50km/h nga drejtimi verior dhe verilindor.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare ku kthjellimet më të dukshme do të jenë gjatë paradites në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të bëhen më të shpeshta duke u shfaqur në të gjithë territorin e republikës së MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë në mëngjes por mesdita sjelle rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor.
Evropa
Domingos godet sërish brigjet perëndimore të Evropës duke sjellë shira intensive dhe erëra të fuqishme mbi 150 km/h. Më problematike situata do të paraqiten në Francë, Britani si edhe zona e Alpeve. Po ashtu, Evropa veriore dhe ajo Lindore do të dominohen nga reshje dëbore, ngrica dhe temperatura shumë të ulëta ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të mbizotërohet nga masa ajrore disi më të qëndrueshme duke sjellë kthjellime dhe vranësira të shpeshta; kjo situatë e motit do të jetë e përkohshme pasi pritet të ndryshojë në 24 orëshin pasardhës./abcnews.al