Lajme

Kthjellime dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mot të qëndrueshëm e kohëzgjatje të orëve me diell. Nuk do të mugojnë as vranësirat e herëpasherëshme në formën e reve të mesme dhe të larta transparente.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu përgjatë maleve në veriperëndim të vendit në orët e pasdites.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 15 °C

në zonat e ulëta 0 deri 21°C

në zonat bregdetare 5 deri 21 °C

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo