Lajme

Kthjellime dhe vranësira të dendura në të gjithë territorin e vendit, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

 Orët e para të mengjesit paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit, më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore. Parashikohet që pas-mesditës të ketë  shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para të shiut si fillim në skajin verior dhe gradualisht shirat do të zbresin në të gjithë vëndin ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere. Parashikohet që  gjatë natës reshjet të dominojnë në të gjithë territon e vëndit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtesine maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Gjatë orëve të paradites; territori i Kosovës; do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit, por pas mesditës dhe gjatë orëve të pasdites; parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën, herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere.  Mbeten prezente reshjet e shiut gjatë mbrëmjes dhe natës në të gjithë territorin e Kosovës, por më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do te fryjë mesatare  deri e fortë me shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Maqedonisë. Parashikohet që orët vijuese të sjellin theksim të vranësirave në të gjithë republikën e Maqedonisë duke sjellë edhe reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore të repubikës së Maqedonisë.  Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do te fryjë mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Europa 

Do të vijojnë rrebeshet e shiut në ishujt Britanikë  si edhe Europën Qëndrore ku herë pas here do të ketë mini-stuhi te forta ere, situatë kjo si pasojë e kalimit të një sistemi të fuqishëm frontal nga Veriperëndimi drejt Qëndrës së kontinentit. Përsa i përket, rajonit të balltikut si edhe Europa Lindore do të paraqiten me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta. Ndersa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të mbizotërohet nga mas ajrore të qëndruehsme duke berë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jene dominante.