
Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Spanjë, pasi policia zbuloi një plantacion kanabisi në zonën e Bassa del Montsià, në komunën e Ulldecona.
Dy të rinjtë, përkatësisht 19 dhe 27 vjeç kishin kthyer fermën e fqinjit, të cilën e kishin marrë me qira, në shtëpi bari.
Ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist, ndërsa shqiptarët e kanë marrë me qera.
Dyshimet nisën pas një hetimi të iniciuar me qëllim evidentimin e humbjes së energjisë elektrike në rrjet.
Por kur agjentët hynë brenda në godinë, gjetën një plantacion në prodhim të plotë, me gjithsej 612 bimë cannabis, si dhe dy shqiptarët. Në fermë ishin ngritur dy zona kultivimi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo